Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn? Çuçi dhe Rrumbullaku njëzëri: Do flasim me fakte

Çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn? Çuçi dhe

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Mehmet Rrumbullaku kanë folur njëzëri për çështjen e zhdukjes së të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Çuçi dhe Rrumbullaku thanë se autoritetet do të flasin kur të kenë prova, ndërsa theksuan se vijon puna për gjetjen e tij.

Drejtori Rrumbullaku: Mund t’ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova” tha ai.

 “Ne do të flasim kur të kemi prova. Policia e shtetit nuk mund të flasim pa pasur prova,” tha ministri Çuçi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore