Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Çfarë është bakteri 'Listeria monocytogenes' që u gjet tek salçiçet WUDY? Si ta kuptojmë që jemi të infektuar

Çfarë është bakteri 'Listeria monocytogenes'

Listerioza është një sëmundje që shkaktohet nga ngrënia e ushqimeve të pagatuara, të ngrira dhe të gatshme për t’u ngrënë, që janë kontaminuar me bakterin e quajtur Listeria monocytogenes, ose thjesht Listeria. Listerioza është e rrallë, por mund të shkaktojë simptoma të rënda, madje edhe vdekje në grupet me ndjeshmëri të lartë.

Si mund të ekspozohem ndaj këtij infeksioni?

Listeria është e përhapur gjerësisht dhe mund të helmojë shumë ushqime. Më tepër shqetësim janë ushqimet që nuk kërkojnë gatim të mëtejshëm, ose nuk ringrohen sërish, si përshembull ushqimet e ngrira e të gatshme për t’u ngrënë

Si ta kuptoj që jam infektuar me Listerozë?

Infeksioni tek të rriturit e shëndetshëm, zakonisht, nuk paraqet simptoma, ose shfaqet si një sëmundje e ngjashme me gripin. Megjithatë, në njerëz të veçantë, përfshi të moshuarit, gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre të palindura, foshnjat e sapolindura dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, mund të shkaktojë sëmundje të rëndë, madje edhe vdekje. Një person që është prekur nga infeksioni i Listerisë mund të ketë simptoma të tilla si: temperaturë e lartë, këputje dhe dhimbje koke. Ndodh që simptomat janë të lehta, ndaj nuk kuptohet prania e infeksionit. Nëse jeni të shqetësuar për simptomat ose sëmundjen, ju lutem, këshillohuni me mjekun e familjes.

Si mund të parandalohet infeksioni?

Mund ta zvogëloni rrezikun e marrjes së infeksionit, duke ngrënë ushqime të freskëta të sapogatuara apo të përgatitura rishtazi, dhe duke shmangur ushqimet që mund të kenë Listeri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore