Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Çfarë do të ndodhë? Diskutohet çmimi i energjisë, ERE njofton datën e mbledhjes së Bordit

Çfarë do të ndodhë? Diskutohet çmimi i

Enti Rregullator i Energjisë (ERE)  ka njoftuar se do të mblidh nesër Bordin, 7 tetor ora 14:00 për çështjen e çmimit të energjisë.

Njoftimi: 

MBLEDHJA Nr. 44,

Datë 07.10.2022, ora 14:00 e Bordit të ERE-s

Në zbatim të (i) nenit 13 dhe 16, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; i ndryshuar, ligjit Nr.8480, date 27.5.1999 për “Funksionimin e organeve kolegjiale te administratës shtetërore dhe enteve publike, (ii) të Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 199, datë 27.11.2020 dhe (iii), të Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Procedurat e ERE-s, miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 96, datë 17.06.2016, njoftojmë se ditën e Premte datë 07.10.2022, ora 14:00, do të zhvillohet mbledhja nr. 44 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite:

Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin mbi 800 kËh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore