Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Familjarët dhunuan mjeken pas vdekjes së pacientit/ Reagon QSUNT: Kemi nevojë për mbështjetje pasi...

Familjarët dhunuan mjeken pas vdekjes së pacientit/ Reagon QSUNT: Kemi

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar ditën e sotme në lidhje me rastin e rëndë të dhunimit të një mjekeje nga familjarët e një pacienti që ndërroi jetë.

Në reagimi ne QSUNT thuhet se dënojnë dhunën ndaj koleges së tyre dhe kërkojnë mbështetje nga çdo pacient dhe familjar në punën e tyre, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë tek infektivi, pasi një nga persona i cili kishte Covid-19, por edhe sëmundje shoqëruse ka pësuar atak kardiak ku dhe ka humbur jetën.

Vëllezërit e viktimës, Igli Spahija dhe K. S., 50 vjeç, pasi kanë marrë vesh ngjarjen, së bashku me 3 personat e tjerë që janë proceduar penalisht kanë hyrë në ambientet e spitalit duke u konfliktuar fillimisht me policin privat të infektivit që qëndronte jashtë spitalit dhe më pas me mjekë e infermier.

Reagimi i QSUNT:

Shërbimi Infektiv në QSU “Nënë Tereza” është një ndër shërbimet pararojë që punon me përkushtim ndaj çdo pacienti.

Nisur nga rasti i dhunshëm ndodhur së fundmi ndaj koleges tonë, ne dënojmë dhunën ndaj bluzave të bardha dhe kërkojmë mbështetjen në punën tonë të çdo pacienti dhe familjari, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht dhe në cilësinë e duhur.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të vijojë të mbështesë maksimalisht stafet mjekësore në punën e tyre të palodhur duke garantuar sigurinë në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjen e dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore