Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Edi dhe Olsi mesazh të afërmve dhe miqve: Ju lutemi...

Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Edi dhe Olsi mesazh të afërmve dhe

Pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre, familja Rama i është drejtuar me një mesazh të gjithë miqve, të afërmve dhe familjarëve.

Për shkak të pandemisë, Edi dhe Olsi Rama kërkojnë mirëkuptimin e familjarëve, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës në banesën e fundit.

Mesazhi i familjes Rama

Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithsecilit.

I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

Edi dhe Olsi Rama

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore