Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Familja punëson ekspert privat/ Nuk vdiq në aksident? Dyshimet për vrasje të reperit të famshëm grek

Familja punëson ekspert privat/ Nuk vdiq në aksident? Dyshimet

Dyshimet se ndaj reperit grek mund të jetë bërë diçka me dashje po fillojnë të qarkullojnë në mendjet e familjarëve.

Brenda makinës së reperit Mad Clip, i cili humbi jetën si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte, është gjetur varësja e tij me kryq dhe telefoni i tij celular. Eksperti i caktuar nga familja do të vazhdojë kontrollin e plotë të makinës në përpjekje për të zbuluar se çfarë ndodhi natën fatale. Hetimet deri më tani nuk kanë treguar për përplasje me një automjet tjetër, ndërsa është vërtetuar se Mad Clip udhëtonte disa kilometra më shumë se kufiri i përcaktuar në atë rrugë. Megjthatë eksperti nuk e ka përfunduar ende hetimin e tij për atë që ndodhi saktësisht atë natën.

“Unë nuk e di se si e humbi kontrollin makina e tij. Ne nuk e dimë se si ndodhi. Nipi im ishte një shofer i jashtëzakonshëm. Shofer i rrallë. Ai mori pjesë në garat në Qipro. Makina e tij nuk mund të aksidentohej  Nuk kishte ujë në rrugë. Këto janë përralla. Nuk ishte i çmendur që të frenonte papritur pa bërë asgjë. Pjetri ishte i dashur në të gjithë botën,”- kishte deklaruar gjyshi i reperit disa ditë më parë .

Mad Clip, humbi jetën në aksident tragjik më 2 shtator, pasi u aksidentua teksa kthehej nga një dasmë ku kishte marrë pjesë. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore