Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Familja e kërkonte prej 5 ditës! Trupi i pajetë i gjetur në Vlorë është i mësueses Nadire Nelaj

Familja e kërkonte prej 5 ditës! Trupi i pajetë i gjetur në

Trupi i pajetë i gjetur paraditen e sotme në zonën e Petroliferës është i Nadire Nelaj. 72 vjeçarja ishte larguar nga shtëpia prej datës 8 tetor dhe familjarët kanë kërkuar ndihmën e Policisë dhe të medias, për gjetjen e saj.

Fillimisht, u raportua për një trup të gjinisë mashkull, por më vonë Policia ka konfirmuar se trupi ishte i një gruaje. Në trupin viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Newsbomb.al mëson se e moshuara Nadire Nelaj ka punuar për shumë vite si mësuese në qytetin bregdetar.

Kohët e fundit ajo vuante nga ankthi. Familjarët kanë shkuar në zonën e Petroliferës ku u gjet trupi dhe kanë konfirmuar se bëhej fjalë për të afërmen e tyre. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por grupi i hetimit po vijon punën. Nadire Nelaj banonte në fshatin Kotë të Vlorës dhe nuk dihet sesi ajo ka përfunduar në zonën e Petroliferës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore