
Familja Avdia do të kërkojë drejtësi në Britani, e afërmja e tyre: Policia ka fshehur detaje të rënda
Pak ditë më parë, në plazhin e Potamit, polici Arjan Tase vrau 7-vjeçaren Jonada Avdia e cila ishte duke u larë në det bashkë me babain e saj. Ilirjana Kuçana, e afërme e familjes Avdia gjatë një interviste për mediat ka deklaruar se policia ka fshehur detaje shumë të rënda nga tragjedia. Sipas saj, familja Avdia do t’i drejtohet ambasadës britanike për të depozituar provat, në mënyrë që Britania të vendosë drejtësi për shtetasit e vet, duke qenë se e mitura kishte nënshtetësi angleze.
"Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk i ka mjaftuar përplasja një herë, por është kthyer dhe ka xhiruar helikat e skafit. Një veprim i tillë vetëm në efektin e lëndëve narkotike mund të ndodhë. Kam shumë informacione, por s’mund të flas, pasi ja kemi lënë drejtësisë. Akuza e ngritur nga policia e shtetit është e turpshme," thotë ajo.
Më tej ajo shtoi se në prokurori do të depozitohen edhe foto e video të tjera nga ngjarja e rëndë, pasi në vendngjarje ka patur shumë dëshmitarë.









Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Mos qaj se kjo dihej”/ Sokol Bode ishte shtrirë në divan kur u arrestua...
Historia e plotë >
Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon

Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore
Aktualitet




