Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Sabrina, viktimë e ish-burrit por edhe e shtetit! Vrasja e 23 vjeçares mund të parandalohej

Sabrina, viktimë e ish-burrit por edhe e shtetit! Vrasja e 23

Vrasja e 23 vjeçares Sabrina Bengaj mbrëmjen e djeshme, në pragun e shtëpisë ku kishte lindur dhe ku ishte rritur, duke ngrënë bukë, ishte një vrasje e paralajmëruar.

Krimi tronditës në Fier mund të parandalohej, nëse drejtësia e këtij vendi do të funksiononte.

Udhëtimi i të resë u ndal përgjithmonë, pasi ajo u ezkekutua barbarisht nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, me të cilin kishte edhe një vajzë të mitur.

A mund të parandalohej krimi?

Po kush është vrasësi që tronditi Shqipërinë? Elton Metaj njihej si një person problematik, dhe i skeduar nga policia.

Ky krim i rëndë do të shmangej në rast se prokuroria dhe gjykatat në vendin tonë, së bashku me policinë do të funksiononin, dhe Metaj nuk do të ishte lënë i lirë më pak se një vit nga pengmarrja që i bëri ish-gruas dhe familjes së saj.

Ishte shtatori i 2020-tës, koha kur Metaj shkoi në banesën e prindërve të Sabrinës, dhe i mbajti ata peng për 5 orë nën kërcënimin e armës.

Pavarësisht arrestimit, ai qëndroi pas hekurave më pak se një vit, dhe u rikthye në të njëjtën banesë, tashmë duke i marrë jetën nënës së vajzës së tij të mitur.

Fajin e ka gjykata?

Vëllai i viktimës, Armando Bengaj thotë se Eltoni kishte kërcënuar edhe vetë atë për ta vrarë, ndërsa gishtin e fajit ia drejton gjykatësve dhe prokurorëve që nxorrën nga burgu njerëz të tillë.  

Dhe në fakt, nëse drejtësia do të kishte vepruar me forcën e ligjit përballë një njeriu që rrezikon jetën e tjetrit, pikëpyetja e madhe që ngrihet, është nëse edhe jeta e Sabrinës mund të ishte shpëtuar.

“Mamaja kishte dëgjuar derën. Në 20 korrik u lirua nga burgu. Fajin e kanë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin të tillë njerez kriminelë që sot bëri hatanë e madhe”, tha ai.

Këto janë pasojat e vendimeve skandaloze të gjykatave dhe e ngërçit në funksionimin e hallkave të shtetit. /Gazeta SHQIP

Sabrina, viktimë e ish-burrit por edhe e shtetit! Vrasja e 23Sabrina, viktimë e ish-burrit por edhe e shtetit! Vrasja e 23Sabrina, viktimë e ish-burrit por edhe e shtetit! Vrasja e 23

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore