Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Euro2020/ Veliaj flet për "Jashtë Loje" nga Tirana Fan Zone: Qyteti iu kthye normalitetit, nuk bëj tifo por...

Euro2020/ Veliaj flet për "Jashtë Loje" nga Tirana Fan Zone:

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, ka folur sot për emisionin “Jashtë Loje Euro 2020” në Top Neës për rikthimin e kryeqytetit në jetë normale.

Ai tha nga Tirana Fan Zone se më në fund njerëzit mund të festojnë pranë njëri-tjetrit dhe se një gjë e tillë i kishte munguar Tiranës.

“Njerëzit kanë nevojë të jenë bashkë, kanë nevojë më shumë për vaksinën e solidaritetit, duan të prekin njëri-tjetrin, kjo është një terapi kolektive. Sot luajnë dy ekipe të mëdha, Gjermania dhe Franca, do na bashkohen dhe dy ambasadorët. Por më shumë se ndeshjet rëndësi ka që ky vend zien nga jeta, kur më parë kishim rrugë e sheshe bosh.

Këtu kemi pasur përditë ambasadorët për të ndjekur shtetet e tyre, e për këtë arsye unë nuk bëj tifo por ngushëlloj ata që humbin dhe përgëzoj ato që fitojnë. Rëndësi ka të ngrihemi më të fortë pas pandemisë. Dhe heqja e maskës është një çlirim i madh, sheh njerëz që përqafohen, dhe që u qesh fytyra. Duket që jemi rikthyer,” tha Veliaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore