
Çështja “Babale”/ Shtyhet sërish gjyqi për Salianjin, mungon një nga anëtarët e trupës gjykuese
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, për dosjen “Babale” që ishte caktuar të mbahej këtë të hënë.
Arsyeja e kësaj shtyerje të datës vjen si pasojë e mungesës së një prej anëtarëve të trupës gjykuese.
Me një vendim fajësie që i rëndon prej 2019 dhe nuk ka marrë formë të prere, Ervin Salianji nisi përballjen me Prokurorinë e Apelit që ngul këmbë se ai kreu kallëzim të rremë në dosjen Babale së bashku me Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi, raporton TCH.
Dosja që tronditi politikën në atë kohë dhe që solli dorëheqjen e Fatmir Xhafës sipas prokurorisë nuk ishte gjë tjetër veçse një skenar që përfshiu dëshmitarin X dhe një shok të tij të joshur për përfitim personal.
Por Albert Veliu, njohur ndryshe si Babalja u largua për azil politik, kurse bashkëpunëtori i tij Fredi Alizoti i vetmi që bëri burg sipas gjykatës së apelit u tërhoq nga apelimi mbasi e ka vuajtur dënimin.
Në këto kushte politikani Salianji pret të jetë dyfish i akuzuar jo vetëm nga prokuroria por edhe nga njeriu të cilin ai e akuzoi, Geron Xhafa për të cilin Gjykata e Apelit kërkoi të njoftohet për nisjen e procesit mbasi ka statusin e viktimës dhe të dëmtuarit.

Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >

EMRI/ Lëvizte me pistoletë me vete, kapet 38-vjeçari në Himarë
Historia e plotë >



“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet

Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >
