
“Ervinit me dashuri”/ Eksperti Karamuço viktimë e pastrueses: Si ma vodhi Rozeta Dobi unazën me dedikim
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vjedhjet e bujshme, të kryera nga Rozeta dhe djali i saj Havier Dobi.
Mësohet se “pre” e grabitjeve të tyre, ka rënë dhe gazetari investigativ Ervin Karamuço, të cilit i kanë vjedhur një unazë.
Karamuço konfirmoi se unaza me një dedikim të veçantë nga bashkëshortja i përket atij duke shpjeguar edhe rrethanat e pranisë së Donit në banesën e tij, ku duket se ka kryer edhe vjedhjen e këtij sendi.
“Unaza në fjalë më përket mua. Ka një dedikim: Ervinit me dashuri! Gruaja në fjalë ka qenë njëherë në shtëpinë tonë kur kemi lyer dhe duket se në atë moment ka kryer vjedhjen”, tha Karamuço, duke shtuar se e kishte denoncuar humbjen e unazës, ndërsa pas arrestimit të Dobit është telefonuar nga policia, të cilët u kanë konfirmuar gjetjen e sendit.
“E njohën për shkak të dedikimit. Më morën në telefon dhe më thanë që unaza u gjet”, theksoi ai.
Rozeta Dobi është në qendër të vëmendjes së mediave dhe opinionit publik këto ditë për shkak të “goditjes” së bërë në shtëpinë e funksionares së lartë të shtetit Alda Klosi. Dobit iu gjetën gati 500 mijë euro në shtëpi, ndërsa Klosi në prokurori pretendon vetëm 120 mijë prej tyre duke bërë që pjesa tjetër të mbetet pa pronar.
Kemi të bëjmë me një vjedhje që nxori në pah korrupsionin gjigant mes drejtuesve të shtetit shqiptar dhe ku duhet të ndërhyjë SPAK për të zbuluar rrethanat e këtij krimi të madh, ku shtetarët majmen, kurse shqiptarët arratisen nga sytë këmbët prej vendit.



Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >



Bie sërish çmimi i naftës, me sa do të tregtohen karburantet
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte

Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Aktualitet




