
“Erdogan si Vuçiç kur vizitonte Kosovën ditën e masakrës së Reçakut”/ Opinionisti i ashpër në Open
Opinionisti Berat Buzhala e ka konsideruar të qëllimtë vizitën e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan pikërisht ditën e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ndërsa ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin Open.
Sipas tij, vizita e Erdogan ishte sikur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç të vizitonte Kosovën disten e masakrës së Reçakut.
“Erdogan erdhi më 17 janar, si me ardhë Vuçiç në Kosovë ditën e masakrës së Reçakut”, tha Buzhala.
Kujtojmë se vizita e presidentit turk solli reagime të shumta në vendin tonë, pozitive dhe negative.
Gjatë qëndrimit të tij rreth shtatë orë Erdogan nënshkroi shtatë marrëveshje me vendin tonë, ndërsa mori pjesë edhe në ceremoninë e shpërndarjes së çelësave të banesave në Kurbin, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që tronditi vendin dhe xhamisë së Ethem Beut në Sheshin “Skënderbej”.









A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Një tjetër i arrestuar "kërcënon" të kthehet në të penduar: Do rrëfej li...
Historia e plotë >
Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr përsipër të fina...
Historia e plotë >
Sëmundja që po frikëson Europën/ Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social

Tirana në 'shtetrrethim' më 25 maj / Mbyllen edhe shkollat e universitetet, ja vendimi
Aktualitet




