Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

'Erdha me gomone nga Shqipëria'/ Kapet në 'shtëpinë e barit' 20- vjeçari shqiptar në Britani, rrëfehet para togave të zeza: Humba gjithçka (EMRI)

'Erdha me gomone nga Shqipëria'/ Kapet në

Një 20- vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Drin Truni është arrestuar nga policia në Britani. Mediat vendase raportojnë se truni është kapur brenda një prone nëëorkington, Cumbria ku kultivohej kanabis. Policia ka sekuestruar 200 bimë kanabis e cila arrinte vlerën totale deri në 177,000 £. Ai ka treguar para Gjykatës se mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar dy muaj më parë dhe jetonte vetëm.

Ai pranoi para togave të zeza se po kultivonte kanabis dhe u dënua me tetë muaj burg. Avokati i tij mbrojtës gjithashtu tregoi se Truni erdhi në MB me një varkë të vogël pasi u largua nga Shqipëria. Ai humbi të gjitha pasuritë gjatë udhëtimit të tij dhe nuk kishte para, strehim, kontakte apo njohuri të gjuhës angleze.

Më pas ai takoi dikë dhe i dëshpëruar, ra dakord të kujdesej për bimët në pronën e Rrugës Gladstone. Pas përfundimit të dënimit, Truni do të dëbohet nga Mbretëria e Bashkuar.  Ferma e kanabisit ishte e dyta e gjetur në ëorkington brenda pak ditësh.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore