Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Sekser dhe konsulent boronicash, si u bë miliarder djali i Sali Berishës!

Sekser dhe konsulent boronicash, si u bë miliarder djali i Sali

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka shfrytëzuar situatën favorizuese si njeri pranë pushtetit, për të përfituar pasuri marramendëse, vetëm duke luajtur rolin e ndërmjetësit për çështje të ndryshme. Me zyrën e tij juridike, Shkëlzen Berisha, njihet në rrethin shoqëror si një sekser që të mbaron punë.

Aktiviteti i tij, ka qënë vazhdimisht në kundërshtim me ligjin dhe moralin, pasi ai ka qenë konsulent në mënyrë direkte, apo indirekte për çështje që kanë qënë mbi tavolinën e zyrës edhe babai i tij, kryeministri Berisha, duke përbërë një konflikt të hapur interesi.

Gazeta “Shqip” analizoi deklaratat e pasurisë së Sali Berishës, ku në seksionin e fundit është edhe djali i tij, Shkëlzeni. Sipas deklaratave të pasurisë, të siguruara nga Gazeta “Shqip”, Berisha ka fituar miliona lekë nga konsulencat apo ndërmjetësimet. Kështu në vitin 2012 në deklaratën e pasurisë së ILDKP-së, që i përket vitin 2011, rezulton se ka fituar nga konsulenca ligjore shumën e 5,668,384 lekëve, ose rreth 50 mijë eurove.

Pikërisht në vitin 2014 (sipas deklaratës së pasurisë të vitit 2015), djali i ish-kryeministrit do të deklaronte se ka fituar 210 mijë euro nga ndërmjetësimi, nga roli i sekserit që ka realizuar, ndërsa 1 milionë lekë i ka përfituar nga konsulenca teknike. Këto të ardhura ndër vite, kanë ndikuar që Berisha, të deklarojë një vit më vonë se ka përfituar edhe 600 mijë euro nga shitja e pasurisë të paluajtshme, pasuri kjo e krijuar falë rolit të tij si ndërmjetës, profesion i ushtruar ndër vite.

Vijojmë më tej.

Në vitin 2015 sërish fiton para si konsulent, deri në 30 milionë lekë të vjetra, por që askush nuk e di se çfarë konsultimesh mund të ketë bërë Shkëlzen Berisha.

Kulmi arrin në vitin 2016, ku Shkëlzeni paguhet sërish me 30 milionë lekë, nga një kompani që quhet Agromel. Kjo në fakt, për ata që nuk e dinë, është kompania e boronicave, në fabrikën që Shkëlzen Berisha e ka blerë me vlerë 1.8 milionë euro. Pra, djali i ish-kryeministrit është paguar si konsulencë boronicash nga kompania e tij.

Me të njëjtin ritëm konsulencash vijoi edhe në vitin 2017, ku Shkëlzen Berisha ka fituar plot 67 milionë lekë të vjetra, për dhënie konsulence. Kjo i bie që vetëm djali i Sali Berishës mund të fitojë qindra milionë lekë duke dhënë konsulencë.

Në kohën e qeverisë Berisha, çdo firmë shqiptare apo e huaj në mënyrë direkte apo indirekte se nëse donin të investonin në Shqipëri orientoheshin për t’u konsultuar me zyrat legale të familjes Berisha, ku si vajza Argita dhe djali Shkëlzeni i kishin në zotërim të plotë apo pjesshëm, duke bërë që të kishin lulëzim të madh falë babait kryeministër.

Këtë fakt do ta pranonte edhe biznesmeni i ndjerë Kosta Trebicka, i cili i përfshirë në çështjen e demontimit të fishekëve, apo  për fabrikën e Gërdecit, ku do ta cilësonte djalin e ish-kryeministrit si njeriun që dinte të kryente punën. Shkëlzen Berisha është rasti unik në botën demokratike, ku ka pasur zyrë konsulence ligjore për investitorët gjatë kohës kur babai i tij ishte kryeministër dhe e drejtoi qeverinë për tetë vite.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore