
EMRI/ U shtir si vajzë në “Messenger”, 41-vjeçari shqiptar i zhvat 18 mijë euro italianit (Detaje)
Një 41-vjeçar shqiptar është shtirur si vajzë dhe fillimisht me mashtrim e më pas me kërcënime i vodhën 18 mijë euro një burri me banim në provincën e Foggia.
Kështu u konstatua nga policia që arrestoi në Milano, Ervin Sopin, shqiptari që besohet se ishte organizatori i grupit.
Gjyqtari hetues i gjykatës së Lombardos ka cilësuar të drejtë arrestimin duke urdhëruar burgun.
Më 17 nëntor, dy bashkëpunëtorët e tij u arrestuan në flagrancë: një nigerian 48-vjeçar (i cili u vetëvra dy ditë më vonë në burgun e Foggia) dhe Leonardo Rodriquens, 29-vjeçari nga Manfredonia.
Të dy u kapën duke shkuar në shtëpinë e viktimës për të marrë paratë. Identifikimi i tyre u arrit falë denoncimit të viktimës.
Viktima e mashtrimit tha se prej 10 muajsh kishte një lidhje virtuale në “Messenger” me një vajzë shqiptare. Në mesazhe, e reja i kishte thënë se ishte në vështirësi financiare dhe për këtë arsye i kishte kërkuar ndihmë. Me shpresën për të nisur një lidhje romantike me vazjën shqipatre, viktima dërgoi rreth 13 mijë euro në një llogari bankare që mbante shqiptari i ndaluar nga policia.
Kur viktima vendosi të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me gruan e pretenduar, filluan kërcënimet pas të cilave burri dha edhe katër mijë euro të tjera. Viktima e acaruar ka ndërruar edhe numrin e telefonit, por kërcënimi ka vazhduar në numrin e babait të tij. Të rraskapitur babë e bir pranuan t’u jepnin edhe një mijë euro dhe në momentin e dorëzimit fotografuan dy bashkëpunëtorët që u arrestuan nga policia.

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur
Historia e plotë >



Dokumente EKSKLUZIVE: Si i degradoi konçesionari asetet e shtetit
Historia e plotë >



As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Mundësi e re punësimi në Gjermani/ Ja çfarë duhet të dini

Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë
Aktualitet

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur
Historia e plotë >


