Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

EMRI/ U përfshi në trafikun e drogës për të shlyer borxhet, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

EMRI/ U përfshi në trafikun e drogës për të shlyer

Një 25-vjeçar shqiptar, i cili u përfshi në trafikun e drogës për të shlyer një borxh që u kishte trafikantëve të cilët e çuan në Britaninë e Madhe, është dënuar me 28 muaj burg.

Erion Hoxha po ngiste një Audi të pasiguruar përgjatë Bramford Road në Ipswich muajin e kaluar kur u ndalua nga policia u tha në gjykatën e Ipswich Crown.

 

Hoxha u tha oficerëve se kishin ndaluar njeriun e gabuar dhe në momentin e ndalimit kishte sulmuar një officer policie duke i shkaktuar një prerje në dorë dhe mavijosje.

Nëntëmbëdhjetë pako me kokainë, një patentë drejtimi greke, një telefon celular dhe 285 paund para të gatshme u zbuluan gjatë kontrollit në makinën e tij.

Gjithashtu gjatë kontrollit në shtëpi policia i gjeti edhe 19 pako të tjera me kokainë të fshehura në dhomën e gjumit.

Kur telefoni i tij u analizua nga ekspertët, u zbulua se përmbante mesazhe që tregonin përfshirjen e tij në furnizimin me kokainë duke përdorur metodën e dërgimit me kod postar.

Mesazhet në telefon tregonin se një ditë para arrestimit të Hoxhës, 26 klientëve u ishin dorëzuar 39 pako me kokainë me një vlerë totale prej 1530 £.

Pasi dha dënimin, gjykatësi Nicola Talbot-Hadley tha se ai kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe si rezultat ai nuk mund të punonte ligjërisht.

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore