Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

EMRI/ U kap me drogë në Britani, shqiptari dënohet me burg, ja çfarë do të ndodhë pas dënimit me të

EMRI/ U kap me drogë në Britani, shqiptari dënohet me burg, ja

Një 44-vjeçar shqiptar i arrestuar në gusht në Britani, nën akuzën për posedim droge është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg dhe pas shlyerjes së dënimit do të dëbohet drejt Shqipërisë. Elton Bakijasi, është arrestuar më 3 gusht të vitit të kaluar në Bringthon, pasi dyshohej se përdorte makinën e tij për të shpërndarë drogë, raportojnë mediat

Në makinë u gjetën 27 doza me kokainë si dhe prova që Bakijasi përdorte një leje drejtimi të rreme italiane.

“Kapja e kriminelëve dhe mbajtja e sigurt e komuniteteve tona është një punë gjatë gjithë ditës, e kryer çdo ditë të vitit. ”, tha Kryeinspektori i policisë së Sussex, Andy Saville pas kapjes së 44-vjeçarit.

Bakijasi u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg dhe pasi të shlyejë detyrimin do të dëbohet për në Shqipëri.

EMRI/ U kap me drogë në Britani, shqiptari dënohet me burg, ja

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore