Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

EMRI/ Sherr me thika në Elbasan, mbetet i plagosur një 23-vjeçar

EMRI/ Sherr me thika në Elbasan, mbetet i plagosur një

Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Elbasan. Në afërsi të stadiumit janë përleshur me thika disa të rinj dhe për pasojë ka mbetur i plagosur Amarildo Ademi, 23 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur kapjen e autorit, 19-vjeçarit Enver Buzhani.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri të momentit. Ndërsa nuk dihet ende sesi paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurit.

Postimi i Policise:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen "Emin Matraxhiu ", Elbasan, në ambientet e një lokali shtetasi E.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me kaçavid shtetasin A.A., 23 vjeç, banues në Elbasan, I cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi E.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, p?r veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore