
EMRI/ Plas goma e kamionit, plagoset rëndë oficeri i policisë, niset me helikopter drejt Tiranës
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Maqellarë-Peshkopi.
Mësohet se mjet i tonazhit të rëndë ka pësuar një defekt dhe ka bllokuar aksin në këtë rrugë. Por në momentin që patrulla e policisë ka shkuar në vendngjarje, një nga gomat e kamionit ka plasur duke plagosur rëndë një oficer policie me emrin Tonin Tosku.
Punonjësi i policisë është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka dëmtuar rëndë të dyja këmbët, ndërkohë që pritet të vi helikopteri për ta sjell në Tiranë.
Njoftimi i Plotë:
Dibër/informacion paraprak Rreth orës 14.00, në vendin e quajtur 'Qenok', aksi rrugor Maqellarë-Peshkopi, një mjet i tonazhit të rëndë kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor. Menjëherë patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet. Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore shtetasi T.T. Punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje. Pritet helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar punonjësin e Policisë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Kjo është hera e dytë që një gomë kamioni plas në vendin tonë gjatë këti viti. Jo më larg se dje një gomë kamioni plasi në Lezhë, duke i marrë jetën një punonjësi servisi.









Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të minimumit të ri historik (Shifra)

Çmimi i naftës merr "goditjen fatale", ulet sasia e prodhimit

Mot i paqëndrueshëm! Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë, e enjtja dhe e premtja sjellin ‘surpriza’
Aktualitet




