Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

EMRI/ Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

EMRI/ Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin, arrestohet 27-vjeçari

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar autori i plagosjes me thikë të babë e bir, Xhevdet dhe Albion Braushi në lagjen “Çole” të Vlorës.

Në pranga ka rënë 27 vjeçari Rildi Kocja i cili pas një konflikti me motive të dobëta ka sulmuar me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, duke i plagosur të dy.

Vetëm pas një ore kërkimesh nga policia, është bërë i mundur arrestimi i 27 vjeçarit. Gjendja e 61 vjeçarit, Xhevdet Braushi paraqitet e stabilizuar ndërsa djali i tij, Albion Braushi mësohet të jetë në gjendje kritike për jetën.

Banorët e zonës, deklaruan se i kishin gjetur babë e bir në trotuar dhe më pas i kishin dërguar në spital, duke theksuar se 30 vjeçari, kishte 10 plagë të shkaktuara nga goditja me thikë në trup.

Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse thika.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore