Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

EMRI/ Kush është ‘bossi’ shqiptar që mbushi Anglinë me kokainë dhe hashash?

EMRI/ Kush është ‘bossi’ shqiptar që mbushi

Fation Dautaj, është 36-vjeçari shqiptar i cilësuar si person i rrezikshëm në Britani, i cili humbi në Komisionin e Apelit për Emigracionin Special. Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) ai është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.

Sipas Express.co.uk, ai është një gangster, i pretenduar “pa gjurmë financiare” në Mbretërinë e Bashkuar që ka një “Piano Bar” në Shqipëri. Dauti, i cili njihet gjithashtu si Fation Dautaj, iu dha qëndrimi i përkohshëm në vitin 2012, sepse ai ishte i martuar me një shtetas të BE-së, letoneze. Ai u bë qytetar i përhershëm në gusht 2017, por “Home Office” e revokoi atë në shtator të 2019-ës, bazuar në inteligjencën nga NCA, e cila po hetonte rrjetin e tij, por nuk kishte qenë në gjendje ta akuzonte atë.

Dauti mohon përfshirjen në krim dhe argumentoi gjatë apelit që ai thjesht e njeh shoqërisht ose ishte në lidhje me disa anëtarë të tjerë të bandës që po hetohej. Këtu përfshihej kushëriri Alket Dauti, 33 vjeç, i cili u arrestua nga oficerët e NCA në qershor të 2018-ës në Penge, në jug të Londrës, dy muaj pasi u takua me Dautinm, para se të ekstradohej në Belgjikë në janar të vitit 2019 për të vuajtur një dënim prej 10 vitesh.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore