
EMRI/ Kaloi me semafor të kuq dhe përplasi për vdekje gruan në vijat e bardha, arrestohet shoferi
Marjol Aliko, drejtuesi i mjetit i cili ditën e djeshme aksidentoi për vdekje një këmbësore e cila për pasojë humbi jetën në spital, është arrestuar nga policia. Viktima ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa autori i ngjarjes, Marjol Aliko është futur me semafor të kuq dhe e ka përplasur për vdekje. Pas ngjarjes autori është larguar nga vendingjarja, por pasi është lokalizuar, është vënë në pranga nga policia.
Gruaja 75-vjeçare, u dërgua në spital mirëpo për fat të keq ndërroi jetë pasi nuk i përballoi dot plagët që mori.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet drejtuesi i automjetit që aksidentoi një 75-vjeçare, e cila për shkak të dëmtimeve, ndërroi jetë në spital, ditën e djeshme.
Pas testimit me aparatin AquilaScan, drejtuesi i automjetit ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. A., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Zhan D’Ark”, ka aksidentuar shtetasen D. K., 75 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila më pas ka ndërruar jetë, në spital.
Pas testimit me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. A., ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Gjendet i vdekur 47-vjeçari në një hotel në Divjakë, dalin detajet e para
Historia e plotë >







Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 21 mars 2023/ Euro dhe dollari nuk dalin nga “gremina”

Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

Të dielën ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat?
Aktualitet

Gjendet i vdekur 47-vjeçari në një hotel në Divjakë, dalin detajet e para
Historia e plotë >


