Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

EMRI/ Indentifikohet viktima e parë nga aksidenti tragjik në Rrogozhinë, të tjerë familjarë të ngecur në makinë

EMRI/ Indentifikohet viktima e parë nga aksidenti tragjik në

Policia ka identifikuar njërin prej viktimave të aksidentit të rëndë sot në vendin e quajtur “Bishti  Zhurit” në Rrogozhinë. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar nga Shijaku, Ndriçim Dervishi.

Forcat zjarrfikëse dhe policia janë duke punuar ende për të parë se sa persona kanë qenë në makinë pasi përplasja ka qenë tepër e fortë dhe automjeti ka pësuar dëmtime të shumta duke u kthyer në një grumbull hekurishtesh përballë kamionit.


Njoftimi i policisë

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore