Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

EMRI/ I vihet tritol banesës së biznesmenit në Sarandë, detajet e para

EMRI/ I vihet tritol banesës së biznesmenit në Sarandë,

Një sasi tritoli ka shpërthyer në murin rrethues të një banese në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm.

Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale. Tritoli i është vënë objektit 3-katësh në pronësi të Lefter Lefterit alias Afez Kulla.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 05.12.2022 rreth orës 04:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në murin rrethues të banesës së shtetasit L. L, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore