Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

EMRI/ I riu në burgun e Drenovës gëlltit brisqet dhe dërgohet në spital, Policia: Kujdes, mund të jetë duke simuluar

EMRI/ I riu në burgun e Drenovës gëlltit brisqet dhe

Një 28-vjeçar i burgosur në burgun e Drenovës është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës pasi dyshohet se ka gëlltitur brisqe.

Bëhet fjalë për Mus Gjaurin i cili pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike të dyshuara si brisqe roje. Menjëherë u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme.

Sipas informacioneve, 28 vjeçari i është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës.

Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit. Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë gjendjen e tij shëndetësore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore