Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

EMRI/ Gërmoi murin e qelisë por doli në arkivën e burgut, dështon plani i shqiptarit që vrau avokatin grek

EMRI/ Gërmoi murin e qelisë por doli në arkivën e burgut,

Shqiptari që akuzohet për vrasjen e avokatit grek Michalis Zafeiropoulos, Ismail Brahimaj, ka tentuar të arratiset nga burgu i Korfuzit

Mediat fqinje raportojnë se Brahimaj ka thyer çelsin e qelisë së burgut, ku vuante dënimin me 6 persona të tjerë.

Doli nga qelia pa u pikasur dhe nisi të çajë murin e një qelie tjetër, me shpresën se do të dilte në oborr.

Por pa njohur mirë strukturën e qelive, shtetasi shqiptar po përfundonte në dhomën e arkivës së burgut. Tentative e dështuar e Ismail Brahimai vetëm sa paralajmëroi autoritetet vendase se ai ka ende në plan arratisjen nga burgu.

Ibrahim Brahimaj u dënua nga Gjykata e Athinës vitin e shkuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e avokatit grek, Mihalis Zafeiropoulos tre vite më parë, së bashku edhe me dy të tjerë. Klodian Lekotsai dhe Oldi Dulçe u dënuan po ashtu me burgim te përjetshëm.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore