Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

EMRAT/ U konfliktua me fqinjin dhe humbi jetën nga goditja me thikë, ja kush është fermeri 60-vjeçar

EMRAT/ U konfliktua me fqinjin dhe humbi jetën nga goditja me thikë,

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Rrëmbec të Maliqit, ku ka humbur jetën një qytetar.

Mesohet se viktima quhet Nesti Sotiri dhe se i përket moshës rreth 60 vjeç.

Gjithashtu, dyshohet se autori Velo Hazisllari dhe viktima janë të dy fermerë, dhe merren me bagëti në zonën rurale.

Më herët, burimet konfirmuan se një qytetar është goditur me thikë dhe se si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë më pas në spital.

Dyshohet që vrasja të këtë ndodhur për motive të dobëta. Viktima dhe autori janë fqinj. Mësohet se mes tyre ka pasur konflikte të vjetra. Këtë mbrëmje ata janë konfliktuar sërish dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës.

Autori gjithashtu ka marrë plagë dhe ndodhet në spitalin e Korçës ku është arrestuar nga policia.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore