
EMRAT/ Qëlluan me armë në oborrin e shtëpisë dhe kanosën të moshuarin, shpallen në kërkim dy vëllezër në Shkodër
Policia e Shkodrës ka ndaluar mbrëmjen e sotme dy vëllezërit të identifikuar si Pashk dhe Ndok Arraj.
Kjo, sepse vëllezërit Arraj, sipas njoftimit të policisë, kanë kërcënuar shtetasin Ndoc Ulqeraj.
Ndër të tjera mësohet se ata kanë qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së Ulqerajt. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të pronësisë, teksa dy vëllezërit janë shpallur në kërkim policor.
Njoftimi i policisë:
Kanosën 60 vjeçarin për motive pronësie dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy vëllezërit.
Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë ë vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Gazeta Shqip









A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Një tjetër i arrestuar "kërcënon" të kthehet në të penduar: Do rrëfej li...
Historia e plotë >
Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr përsipër të fina...
Historia e plotë >
Sëmundja që po frikëson Europën/ Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social

Tirana në 'shtetrrethim' më 25 maj / Mbyllen edhe shkollat e universitetet, ja vendimi
Aktualitet




