Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

EMRAT/ Ky është administratori i qendrës së masazhit ku ushtrohej prostitucion, motra rekrutonte vajzat...

EMRAT/ Ky është administratori i qendrës së masazhit ku

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rastin e prostitucionit të goditur ditën e sotme në Tiranë.

Pasi policia e Tiranës ka goditur një rast të shfrytëzimit të qendrave të masazheve për ushtrim prostitucioni, u arrestua shtetasja Kristina Halili, e cila rekrutonte vajzat, e cila është dhe motra e administratorit të qendrës, Kristos Halili, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i shfrytëzimit të qendrave të masazheve, për ushtrim të prostitucionit.

Vihen në pranga 2 shtetase, si dhe shpallet në kërkim administratori i kësaj qendre masazhesh.

Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përiftuar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra”, arrestuan në flagrancë shtetaset:

– K. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

– D. L., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi K. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një qendre masazhesh. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e masazheve, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari, u konstatua se shtetasja K. H. (motra e shtetasit K. H.), shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore