Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Emigrimet e shumta të shqiptarëve, Anglia sjell punonjës bamirësie në Tiranë, The Mirror: Do gjejnë shkaqet e largimeve

Emigrimet e shumta të shqiptarëve, Anglia sjell punonjës

Punonjës britanik të bamirësive do të vizitojnë Shqipërinë këtë javë në një përpjekje për të mësuar pse kaq shumë të rinj nga vendi emigrojnë drejt Anglisë. Mirror shkruan se studiuesit nga Fondacioni Sanctuary, të udhëhequr nga Dr. Krish Kandiah, janë vendosur për një "mision gjetës të fakteve", duke kërkuar të gjejnë mënyra për të dekurajuar të rinjtë që të mos bëjnë udhëtimin e rrezikshëm.

Ata do tentojnë që të gjejnë mënyra për të ndihmuar zonat e varfra të vendit, kështu në mënyrë që të rinjtë të shohin një të ardhme në Shqipëri. Rreth 12,301 njerëz nga Shqipëria erdhën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla përgjatë kanalit vitin e kaluar. Dhe nga mijëra të rinjtë që kanë hyrë në sistemin e referimit të qeverisë, 90% thonë se janë viktima të skllavërisë moderne.

Dr Kandiah, i cili më parë ka jetuar në Shqipëri për tre vjet, tha se shpresonte të zbulonte se çfarë mund të bëjnë shoqëria civile, grupet e besimit dhe Fondacioni Sanctuary për të inkurajuar të rinjtë shqiptarë që të qëndrojnë të sigurt në Shqipëri në vend që të bëjnë udhëtime të rrezikshme duke kaluar kanalin me varka të vogla. Udhëtimi, i cili do të nisë të martën, do të bëjë që Dr Kandiah të presë një tryezë të rrumbullakët në Tiranë me drejtues të shoqërisë civile, besimtare si dhe do të takohet me të rinjtë që jetojnë në kryeqytet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore