Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Emigrantët shqiptarë janë në rrezik!”/ Alarmi i Karamuços: Flenë në gropa për t’u mbrojtur nga plumbat e bandave

"Emigrantët shqiptarë janë në rrezik!”/ Alarmi i

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” për të folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend nga kronika dhe aktualiteti.

Ai ka ngritur alarmin se emigrantët shqiptarë që nisen për të shkuar ilegalisht në Britaninë e Madhe janë në rrezik, pasi po qëndrojnë në një zonë që kontrollohet nga bandat arabe dhe kurde. Karamuço deklaroi se kjo është çështje e institucioneve evropiane pasi është tokë franceze, ndërsa theksoi se bandat bëjnë luftë për territore.

“Nata e tyre është kthyer në makth pasi zonat ku këta qëndrojnë janë qendra të bandave jo shqiptare. Shqiptarët nuk veprojnë aty. Janë në tokë franceze. Ke të shtëna AK47 çdo natë. Ka luftë bandash çdo natë për territor. Bandat arabe, kurde lëvizin çdo natë lirshëm. Kjo nuk është çështje e jona janë në tokë franceze. Shqiptarët rrezikojnë të vdesin pa arritur në tokën e premtuar. Ata gërmojnë tokën për të fjetur nën të që mos i vrasin plumbat gjatë natës. Janë në rrezik të madh.”- tha karamuço.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore