
Ekzekutimi i shqiptarit në Gjermani, kryeprokurori jep një tjetër PISTË hetimi/ Dinamika e vrasjes
Të tjera detaje kanë dalë mbi sulmin për vdekje ndaj shqiptarit që u vra mbrëmjen e djeshme në Krefeld të Gjermanisë.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se 42-vjeçari shqiptar është qëlluar katër herë nga dy persona, ndërsa ka humbur jetën, pasi është qëlluar në pjesën e pasme të kokës.
Gjithashtu mësohet se shqiptari ishte një emër i njohur për autoritetet gjermane, ku jetonte që prej vitit 2018, pasi ishte i dyshuar për vjedhje dhe trafik droge.
“Sipas të dhënave që janë zbuluar në këtë fazë të hetimit, mund të mendohet se 42-vjeçari ka qenë një viktimë e rastësishme. Megjithatë ne po hetojmë disa pista”, u shpreh Kryeprokurori publik Axel Stahl.
BILD raporton se dy autorët me sa duket kanë ardhur në Krefeld me një Peugeot blu të vjedhur. Dyshohet se ata e kanë parkuar makinën dhe kanë pritur që të vinte shqiptari, për ta “hequr qafe”.
Në momentin që 42-vjeçari ka ardhur me biçikletë, autorët kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar, duke e lënë të vdekur.







Eksperti i gjuhës së trupit: Politikania shqiptare me zërin më seksi…
Historia e plotë >

As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...

Paundi britanit "mbyt" euron e dollarin! Këmbimi valutor 31 mars, çfarë po ndodh me monedhat e tjera
Aktualitet




