Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Ekzekutimi i Elvis Dedajt/ Nuredin Dumani: E vrau Henrik Hoxha, urdhrin e mori nga...

Ekzekutimi i Elvis Dedajt/ Nuredin Dumani: E vrau Henrik Hoxha, urdhrin e mori

Të shumta ishin ngjarjet kriminale për të cilat ka dëshmuar Nuredin Dumani. Në dosjen e plotë Dumani tregon me përpikmëri gjithë historinë e vrasjes së Elvis Dedajt, që sipas tij është porositur nga ortaku i biznesit Festim Qoli dhe ekzekutuar nga Henrik Hoxhaj e vetë biznesmeni.

Dy ditë para se të ndodhte vrasja, në 2010, Dumani tregonte se Festim Qoli kishte marrëdhënie të mirë me mikun e tij, madje kishin hapur biznese bashkë. Qoli kishte në emrin e tij 49% të aksioneve ndërsa nëna e Elvis Dedajt, Fatmire Habili (Dedaj) zotëronte 51%.

Por kanë pasur edhe prova të tjera të përbashkëta derisa gjatë vitit 2011 – 2012, Elvisi ka kërkuar që secili të marrë pjesën e tij dhe ta zhvillojnë. Madje një ditë para ngjarjes Festim Qoli dhe Ervis Dedaj janë takuar e kanë biseduar për probleme në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Elvis Dedaj ka qenë i shqetësuar dhe ka mbajtur me vete armë (pistoletë) e cila është gjetur me fishek në fole brenda automjetit që më pas u vra. Duket se e shqetësonte diçka dhe dikujt i druhej. E parandjenja e tij kishte të drejtë, të nesërmen e vranë dy persona. Njëri ishte ortaku i tij, tjetri Hoxhaj. 

4 ditë para vrasjes së Elvis Dedaj, Festim Qoli ka hyrë në Kosovë ditën e vjedhjes së targave dhe ka dalë në orën 22.06, pas momentit të vjedhjes së targave. Më pas, natën e krimit kishte dijeni të plotë lidhur me vendndodhjen e shënjestrës së tij, por e mori dhe njëherë në telefon që të sigurohej. Telefonatë kjo që u regjistrua dhe përdoret si provë nga Prokuroria. Pasi ishte 100% se ku e kishte shokun, shkoi dhe e vrau bashkë me Dumanin. Në momentin që ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe duhet që të digjnin mjetin, Qoli si i ri në “zanat” kishte djegur me benzinë vetullat dhe fytyrën, duke ia bërë të detyrueshme zhdukjen për disa kohë. Ndryshe krimi do të provohej lehtësisht.

Madje Dumani tregon dhe se kishte shpëtuar Qoli pa u hetuar më shumë lidhur me vrasjen: Një ditë ishim duke bërë palestër, tek palestra e Festimit brenda kompleksit të tij, po diskutonim për ngjarjen që ishte vrarë Ervis Deda, që akuzohej Festim Qoli i cili e kishte mbyllur çështjen duke më thënë se vetëm këtyre “qenve” këtu në Durrës ju kam dhënë 200.000 Euro.

Dëshmia

Në fund të vitit 2012 ose fillim 2013 (nuk jam i sigurt), në lagjjen 14 ku unë jetoja në qytetin e Durrësit, ishte një person i cili kishte emër dhe reputacion, quhej Festim Qoli. Ai kishte reputacion pasi ka shumë para dhe biznese. Festimi ka pasur një karburant në Shkozet afër Urës së Dajlanit që e ka shitur në vitin 2020. Ka gjithashtu një godinë tre katëshe në zonën e njohur si Nishtulla, në të cilin ka aktivitet Bar Kafe “Spiranca”, ushqimore me shumicë edhe një restorant dasmash. Takoheshim gjithmonë tek lokali i tij që ishte në lagjje. Shkurt e thërrisnim Festa. Si pikë takimi ishte Bar “Spiranca”. Aty u njoha me Festimin, kisha pasur një konflikt më parë me Festim Qolin dhe kushërinjtë e tij pasi i kisha rrahur kushërinjtë. .......Më pas u bëmë shokë së bashku. Një ditë ishim duke bërë palestër, tek palestra e Festimit brenda kompleksit të tij, po diskutonim për ngjarjen që ishte vrarë Ervis Deda, që akuzohej Festim Qoli i cili e kishte mbyllur çështjen duke më thënë se vetëm këtyre “qenve” këtu në Durrës ju kam dhënë 200.000 Euro.

Këtë e dija se ishte bërë publike. E kam dëgjuar edhe nga njerëz të tjerë që thonin se e ka bërë ai Festo, por unë nuk kisha folur me Feston. Më pas kur krijova relata më të ngushta me Festimin u njoha edhe me Henrik Hoxhën aty e mora vesh tamam që në vrasjen e Ervis Dedës ka qenë Festimi vetë dhe Henriku. Këtë ma pohuan të dy. Festim ka qenë shofer i automjetit që kanë përdorur për të ekzekutuar Ervisin ndërsa ekzekutori ka qenë Henriku me armë automatike.

Festimi ishte 6 muaj në kërkim më pas u kthye. E dinin të gjithë që ishte në kërkim pasi edhe shteti vinte e kërkonte te shtëpia, madje kur erdhi policia që ta merrte në shtëpi kam qenë në lagjje pasi ai shtëpinë e ka te kafja e lagjes dhe mesa mbaj mend e morën me një makinë ML jo me makinë policie. Një ditë kur unë, Festimi dhe Henriku po pinim të tre bashkë alkool dhe kokainë, gjatë diskutimeve duke u mburrur për ngjarjet që ne kishim bërë, ata më treguan sesi e kishin realizuar vrasjen e Elvis Dedaj. Ditën e ngjarjes ata kanë qenë duke pirë një një lokal anës rrugës së Kënetës në të cilën ka kioska që pjekin mish. Kanë qenë në pritje të informacionit se ku ndodhej Elvisi. Vendin ku ndodhej Elvisi, Festo e ka mësuar nga....ka qenë duke ngrënë drekë së bashku me Elvisin në një restorant në rrugën dytësore pranë Shkëmbit të Kavajës...Festo më ka treguar se e ka pyetur vetë Elvisin me telefon se ku ndodhet? Kjo sipas Festos ka dalë edhe nga hetimet. Pasi Elvisi është ngritur nga tavolina ka shkuar në makinë për t’u larguar, në atë moment Festimi me Henrikun kanë qenë duke e pritur. Sapo Elvisi është futur në makinë ka shkuar Henriku dhe e ka qëlluar me armë. Pas ngjarjes janë larguar me makinën Mitsubishi L200, të cilën e kanë djegur në Kodër Arapaj. Nga djegia e makinës Festimi ka djegur vetullat dhe fytyrën.”

Pasi u rishfaq në publik, Festim Qoli përdori si justifikim faktin se kishte qëndruar për një kohë i fshehur pasi kishte dëgjuar se të afërm të Elvisit kishin vajtur me armë në pikën e karburantit duke e kërkuar Festimin për t’u hakmarrë në lidhje me vrasjen e Elvisit.

Po ashtu, ndër të tjera në deponimin e tij në Polici, ai u shpreh se Elvis Dedajn e kishte njohur në vitet 1995–1996 në Milano, Itali. Para rrëmujave te vitit 1997, ishte kthyer në Shqipëri por i kishte ruajtur marrëdhëniet me Elvisin, i cili ishte arrestuar nga policia italiane 1999–2000 dhe nga policia belge në vitet 2006 – 2007. Më pas, Elvisi është kthyer në Shqipëri, ku ka filluar të shoqërohej me Festim Qolin.

Festim Qoli deklaron se i ka marrë hua Elvisit një shumë prej 70.000 eurosh, ky duke qenë se nuk kishte mundësi t’ja shlyente, i kishte ofruar që t’i jepte në këmbim aksionet e karburantit, stacionuar në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës. Por nuk e tregon pse i duheshin. Po ashtu, Festimi deklaron se Elvisin e kishte shokë të ngushtë, por marrëdhëniet e tyre ishin ftohur, kur Elvisi i kishte treguar që dëshironte të martohej me një vajze, të cilën Festimi pretendon ta kishte pasur të dashur para se ta njihte Elvisi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore