Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ekzekutimi i Behar Sofisë, gjykata merr vendimin për 4 të arrestuarit

Ekzekutimi i Behar Sofisë, gjykata merr vendimin për 4 të

Gjykata e Tiranës ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarit, si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia. Ernejt Shyti, Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç janë katër të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit.

Xhuliano Visha, njëri nga të arrestuarit ka pohuar në seancë se ato që ka thënë më herët në polici nuk i ka deklaruar të vërteta.

“Kur ka ndodhur ngjarja kam qenë në Kërrabë”, mësohet të ketë thënë ai. Visha akuzohet për “vrasje me dashje e kryer ne bashkëpunim”. Gjithashtu edhe Leonar Xhixha dhe Skënder Vathi nuk kanë pranuar krimin.

Ernejt Shyti është personi që shkrepi armën dhe la të vdekur biznesmenin. Ai ka pranuar krimin, ndërsa më 13 mars ai u dërgua sërish në vendngjarje, pasi deklaroi se armën e kishte hedhur në lumin Lana. Palombarët e Renea-s nisën kërkimet, por pa rezultat.

Shyti ka pranuar krimin ndërsa ka thënë se organizator i këtij krimi ishte i arrestuari Skënder Vath, nga i cili do të merrte edhe një shumë parash për vrasjen e biznesmenit Sofia.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore