Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ekzekutimi i 71-vjeçarit nga RENEA, rrëfehet bashkëshortja: Nuk e kam denoncuar për dhunë, nuk dinim gjë për armët

Ekzekutimi i 71-vjeçarit nga RENEA, rrëfehet bashkëshortja: Nuk

Pesë ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Elbasanit, ku një 71-vjeçar u ekzekutua nga forcat RENEA, ka reaguar bashkëshortja e viktimës, Floresha Zhidru.

Gjatë një interviste për “Report Tv”, Floresha zbulon shkakun e vërtetë pse kjo ngjarje përfundoi në tragjedi për familjen e tyre. Ajo u shpreh se ditën e ngjarjes së rëndë bashkëshorti Lefter Zhidru, kishte ardhur nga Tirana i tensionuar. Madje ajo u shpreh se nuk e kishte parë kurrë aq agresiv të shoqin në 16 vite martesë.

"Kemi një shqetësim, jo dhunë, kemi një konflikt të çastit, nuk raportuam kurrë dhunë, nuk ka pasur.  Ne u larguam nuk qëndruam poshtë pallatit. Nuk dinim gjë për armët. Agresiviteti që kishte nuk e kam parë në jetën time për 16 vite. Nuk dimë se çfarë është kjo e futur në shtëpi, këtë ai e kam marrë me vete. Erdhi vetëm me qese në shtëpi nga Tirana, dhe nuk kishte armë me vete, por materiale gomisterie. Ne nuk kemi qenë në dijeni asnjëherë për asnjë gjë. Se si ka ndodhur rrugës... kjo pa një shkak nuk ka ikur. Ai merrte materiale vullkanizimi një herë në javë apo në 5 ditë kur furnizohej në Tiranë', tha Floresha.

Kjo e fundit shton se për të shmangur ndonjë sherr të madh dhe ta linte atë të qetë, bashkë me vajzën janë larguar me nxitim, e nuk ka veshur dot as këpucët. Floresha u shpreh gjithashtu se nuk priste që të ndodhte një gjë e tillë, pasi mes tyre nuk ka pasur kurrë ushtrim dhune.

"Ne dolëm vetë të qeta dhe e lamë bashkëshortin të qetësohej , dhunë jo nuk ka pasur, por agresiviteti që kishte për momentin na frikësoi mos ndodhte gjë se kisha gocën dhe ikëm me nxitim, nuk munda t'i vesh dot këpucët", tha Floresha me lot në sy.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore