
Ekstradohet në Itali shqiptari, ja roli i tij në grupin mafioz “Ndrangheta”
Sot, në aeroportin ndërkombëtar Leonardo Da Vinci, ka përfunduar procedura e ekstradimit të të dyshuarit Ardjan Cekini, për të cilin është lëshuar një urdhër paraburgimi nga Gjykata e Reggio më 5 dhjetor 2019. Mësohet se ai u arrestua në 26 maj 2020, në ekzekutimin e urdhrit ndërkombëtar të arrestit.
Cekini, akuzohet për përfshirje në aktivitete mafioze të tipit grup i strukturuar kriminal dhe trafik droge ndërkombëtar. Operacioni i hetimit përfundoi në nëntor 2019 me ekzekutimin e 45 masave arresti për grupin kriminal.
Thuhet se shqiptari i ekstraduar është pjesë e klanit Tell Bellocco
AKTIVITETI I KLANIT TELL BELLOCCO
Grupet hetimore kanë bërë të mundur shkatërrimin e plotë të klanit të ‘Ndrangheta që i atribuohet familjes Bellocco të Rosarno dhe degëve të saj ekstra-rajonale, duke arrestuar të gjithë anëtarët më të lartë të klanit, që i përkasin “rrethit Tirren” dhe që veprojnë në Gioia Tauro, në Emilia Romagna, në Lazio dhe në Lombardi.
Grupi kriminal, i artikuluar në disa nivele është i pajisur me burime shumë të larta financiare, në mënyrë që të importojë kokainë nga Amerika e Jugut, veçanërisht nga Argjentina dhe Kosta Rika.
Pjesë e grupi që trafikonte kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Italisë ishte edhe Ardjan Cekini, post i “Ndrina” Bellocco “në zonën e Ballkanit, i cili mori pjesë së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë në organizimin e blerjes në Spanjë të rreth 20 kg kokainë dhe i siguroi organizatës pajisje për komunikime të koduara telematike.
Ekstradimi i sotëm vjen në fund të hetimeve intensive të kryera nga Njësia PEF e Reggio Calabria dhe nga Shërbimi Qendror i Hetimit të Krimit të Organizuar të Romës, në kuadër të projektit më të gjerë I-CAN (Interpol Bashkëpunimi Kundër ‘Ndrangheta), promovuar nga Italia së bashku me Interpol./TCH

Aksident i rëndë në Durrës, plagosen katër persona, dy prej tyre të mitur
Historia e plotë >







BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja

Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini

E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...
Biznes

Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >

