Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ekskluzive/ Raporti i KLSH-së: Ish-drejtoresha Delina Ibrahimaj, sot Ministre e Financave dështoi me të ardhurat e sigurimeve

Ekskluzive/ Raporti i KLSH-së: Ish-drejtoresha Delina Ibrahimaj, sot

Drejtoria e Tatimeve në vitin 2020 kur drejtuese ka qenë Delina Ibrahimaj nuk ka arkëtuar kontributet për vlerën 16,521,124 mijë lekë, të cilat janë të ardhura të munguara për fondin e sigurimeve shoqërore dhe të kujdesit shëndetësor. Në dokumentet e siguruara eksluzive nga raporti i KLSH (Kontrolli i lartë i Shtetit) shihet qart se si Dretoria e Tatimeve me në krye ministren aktuale të ekonomisë dhe finacave Delina Ibrahimaj sipas raportit të KLSH-s kanë “gllabëruar” 16,521,124 mijë lekë.


KLSH ka audituar aktivitetin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për vitin 2020. Auditimi është realizuar në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të institucioneve supreme të auditimit (ISSAI). Përgjegjësitë tona sipas këtyre standardeve janë përshkruar në mënyrë më të detajuar në paragrafin “Përgjegjësitë e audituesit për Auditimin e Përputhshmërisë” të raportit tonë.

Në raport shkruhet se KLSH është pavarur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e theksuar kjo në ISSAI-n 10- Deklarata e Meksikës mbi Pavarësinë e SAI-t, si dhe ISSAI 30- Kodi Etik, në përputhje me kërkesat etike që janë të rëndësishme në auditimin e përputhshmërisë në Republikën e Shqipërisë, duke përfshirë Kodin e Etikës të KLSH dhe kemi përmbushur përgjegjësitë e tjera etike në përputhje me këto kërkesa. Ne besojmë se evidenca e auditimit që kemi marrë është e mjaftueshme, e përshtatshme dhe e besueshme për të siguruar bazën për opinionin tonë.
Opinioni i Grupit të Auditimit mbi përputhshmërinë.


Nga auditimi i përputhshmërisë i kryer në subjektin Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, i mbështetur në standardet INTOSAI dhe në Manualin e Auditimit të Përputhshmërisë së KLSH-së, rezultuan devijime nga kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi (kriteret), në disa prej aktiviteteve të kësaj administrate, duke mos garantuar në mënyrë të plotë përputhshmërinë me aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë aktivitetin e institucionit në tërësi. Bazuar në evidencat e auditimit mbi të cilat janë formuluar gjetjet dhe rekomandimet përkatëse, parregullsitë dhe mangësitë e konstatuara dhe të trajtuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit, në gjykimin tonë si auditues të jashtëm, janë materiale dhe të përhapura dhe justifikojnë dhënien e një opinioni të kundërt të përputhshmërisë

Baza për opinionin mbi përputhshmërinë (ISSAI 4000)
Nga auditimi mbi përputhshmërinë, i ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve (DPT), sa i takon shkallës së zbatueshmërisë së rregullave, ligjeve dhe rregulloreve të vendosura, mbi të cilat realizohet veprimtaria, (kriteret e auditimit të përputhshmërisë), për vitin 2020 janë konstatuar mangësi të sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara ligjërisht, të cilat në mënyrë të detajuar janë trajtuar gjatë çështjeve të materialit të Raportit Përfundimtar dhe në mënyrë të përmbledhur në vijim:


-Në lidhje me përputhshmërinë e procesit të rimbursimit të TVSH-së, konstatohet mos respektimi i afateve kohore në lidhje me procesin e rimbursimit, nga ana e DRTVSH-së dhe DRT-ve. Nga auditimi u konstatua se, në mbyllje të periudhës ushtrimore 2020, rezultojnë 88 kërkesa për rimbursimin e TVSH-së të pranuara por të pamiratuara në vlerën totale prej 1,992,004 mijë lekë, në tejkalim të afatit ligjor 60-ditor, veprime këto në kundërshtim me ligjin 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat Tatimore në RSH”, i ndryshuar. Si rezultat vlera e stokut të rimbursimit të TVSH-së, në opinionin tonë është 11,789,313 mijë leke NGA 9,797,309 mijë e paraqitur nga DPT.


- Konstatohet mos arkëtimi i të ardhurave nga kontributet për vlerën 16,521,124 mijë lekë, të cilat janë të ardhura të munguara për fondin e sigurimeve shoqërore dhe të kujdesit shëndetësor.


Në përbërje të ardhurave faktike të vitit ushtrimor të strukturuara sipas natyrës dhe llojit, janë edhe të hyrat e kontabilizuara në llogarinë 466 “Mjete në ruajtje” e cila përfaqëson arkëtimet e paidentifikuara deri në sistemimin e tyre.


Ky është një pjesë e raportit të KLSH-s të siguruar ekskluzivisht nga gazeta Shqip, të tjera detaje në vijim do shikoni nga abuzimet e ish-drejtoreshës Delina Ibrahimaj sot ministre e Finanxave dhe ekonomisë./Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore