Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

EKSKLUZIVE/ Flet pronari i Range Rover-it me të cilin u krye sulmi terrorist ndaj Top Channel

EKSKLUZIVE/ Flet pronari i Range Rover-it me të cilin u krye sulmi

Ka folur ekskluzivisht për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, pronari i Range Rover-it me të cilin u krye sulmi terrorist ndaj Top Channel me 1 të vdekur.

Ramadan Makolli u shpreh se ia kishin vjedhur automjetin prej 3 vitesh dhe se policia nuk kishte bërë asgjë për ta zbuluar, madje e kishte mbyllur si çështje në një moment të caktuar.

“Kam shëtitur vetë gjithandej, me u mundu për ta gjetur automjetin se mos e shihja ndokund. Se nuk kam pasur asnjë thirrje nga policia.

Ndjenja më e keqe e imja ishte kur u interesova në Prokurori, e më thanë se të është mbyllur çështja. E kam me shkrim që prokuori thotë që është mbyllur si çështje, se nuk njihet autori i ngjarjes.

Policia ka ardhur ka marrë kamerat dhe i kam thënë të interesohen për shenjat që kanë lënë e gjithashtu për shenjat e gomave, por asnjë veprim nuk e kanë bërë si duhet.

Ata djemtë janë shumë specialistë, janë veshur me të bardhë, më duket njëri ka pistoletë se nga kamerat duket që diçka ka në dorë, ndërsa me dorën tjetër hap derën e makinës.

Policia nuk ka bërë asgjë, dhe jam interesuar që çështjen ta hap nga e para,” tha Makolli.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore