
Ekonomia rritet, mungojnë punëtorët/ Ambasadori gjerman: Sipërmarrjet kanë interes të madh
Shoqata gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri ka kryer një anketim në lidhje klimën e biznesit në vendin tonë.
Rezultatet e tij sinjalizojnë sinjalizojnë një përmirësim të ngadaltë, për situatën ekonomike, ndërkohë që mungesa e fuqisë punëtore mbetet shqetësim për biznesin.
Anketimi niste me pyetjen se si e vlerësojnë bizneset situatën aktuale ekonomike në Shqipëri.
“45% e të anketuarve e vlerësojnë atë negativisht. Në anketim u përfshinë 44 kompani nga Shqipëria.“- tregon Bledar Mankollari, Drejtor Ekzekutiv i DIHA.
Ndër faktorët, të cilët ndikojnë në zgjedhjen e një destinacioni investimesh, janë vlerësuar më pozitivisht (ashtu si vitin e kaluar) produktiviteti dhe motivimi i punonjësve, kualifikimi i punonjësve dhe kostoja e punës. Një ndryshim i dukshëm pozitiv dallohet edhe tek negociatat për anëtarësim në BE, faktor që më parë vlerësohej ndër të fundit në renditje.
“Ndër faktorët e vlerësuar më negativisht vijojnë të renditen transparenca e tenderave publike, lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, siguria ligjore, aksesi në financimet shtetërore dhe të BE-së dhe parashikueshmëria e politikave ekonomike.”– shprehet Mankollari.
Ndërsa vlen për t’u theksuar se “Disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar” ka shënuar një rënie të dukshme gjatë viteve të fundit, në krahasim me vitet e kaluara, kur ky faktor renditej si një ndër më pozitivët. Kjo shpjegohet nga shkalla e lartë e emigracionit gjatë viteve të fundit, që duket se ende nuk po bie.
“Kjo përforcohet edhe nga përgjigjja ndaj pyetjes “Ku i shikoni rreziqet më të mëdha në zhvillimin ekonomik të kompanisë suaj në 12 muajt e ardhshëm?”, ku pjesa më e madhe e të anketuarve shprehen se “Mungesa e forcës së punës” është rreziku më i madh për biznesin. Së fundi, të pyetur nëse do e zgjidhnin Shqipërinë përsëri si një vend për të investuar, 70% e bizneseve përgjigjen me po.”
Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf theksoi në fjalën e tij se sipërmarrjet gjermane vazhdojnë të tregojnë një interes të madh për rajonin.
“Sa më e mirë të jetë klima e investimeve, aq më shumë firma do të zgjedhin Shqipërinë. Për këtë nevojitet veçanërisht siguri ligjore, konkurrencë e ndershme dhe rregulla transparente.”– shprehet Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf./ Top Channel

E FUNDIT/ Pezullohen tre efektivë të policisë në Gramsh, ja SHKELJA që kryen
Historia e plotë >

Tmerr në mes të Beratit, gjendet një kafkë brenda një qeseje, detajet e para
Historia e plotë >


E RËNDË! 6-vjeçarja bie nga kati i dytë i banesës në Kamzë, detajet e para
Historia e plotë >


Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Këmbimi valutor/ Euro në rënie si ASNJËHERË më parë, paundi në minimumin historik
Aktualitet

E FUNDIT/ Pezullohen tre efektivë të policisë në Gramsh, ja SHKELJA që kryen
Historia e plotë >

Tmerr në mes të Beratit, gjendet një kafkë brenda një qeseje, detajet e para
Historia e plotë >
