
Efektet afatgjata të COVID/ Studimi: Ja sa muaj zgjasin simptomat tek pacientët, edhe pas shërimit
Sipas një studimi të ri në Britaninë e Madhe, pothuajse tre të katërtat e pacientëve kanë raportuar simptoma të koronavirusit të ri (COVID-19) tre muaj pas shërimit.
Studimi i 110 pacientëve u krye nga shërbimi shëndetësor kombëtar “North Bristol NHS Trust”, në kuadër të projektit të saj Discover, që synon të identifikojë efektet afatgjata të virusit COVID-19.
Studimi zbuloi se 81 nga 110 pacientë të anketuar pas 12 javësh përjetuan simptoma, përfshirë vështirësi në frymëmarrje, lodhje të tepërt dhe dhimbje të muskujve.
Edhe pse shumica ishin shëruar nga simptomat e para, të tilla si ethe, kollitje dhe humbje të nuhatjes, ata ende luftonin për të kryer detyrat themelore, si larjen dhe veshjen, duke mos përmendur edhe kthimin në punë.
“Ende ka shumë gjëra që nuk dimë për efektet afatgjata të koronavirusit, por ky studim na ka dhënë një pasqyrë të re se me çfarë sfidash mund të jenë përballur pacientët gjatë shërimit të tyre dhe do të na ndihmojë të përgatitemi për ato nevoja”, theksoi Rebecca Smith nga North Bristol NHS Trust.
Projekti Discover përfshiu 163 pacientë në këtë studim, 19 prej të cilëve kanë humbur jetën. Pjesa tjetër u thirr për kontroll pas tre muajve dhe 110 prej tyre morën pjesë.
David Arnold, i cili drejton projektin Discover, theksoi se studimi përshkroi ato që na kanë thënë shumë pacientë të prekur nga koronavirusi.
Ata ende kanë vështirësi në frymëmarrje, ndjehen të lodhur dhe nuk flenë mirë disa muaj pas prekjes nga virusi.
“Megjithatë, me siguri, anomalitë në rrezet X dhe testet e frymëmarrjes janë të rralla në këtë grup. Puna e mëtejshme në projektin Discover do të na ndihmojë të kuptojmë pse ndodh kjo dhe si mund t’i ndihmojmë të sëmurët me koronavirus”, theksoi Arnold.


Lajm i fundit/ Fidel Ylli zgjidhet president i Komitetit Olimpik shqiptar
Historia e plotë >

Plagosën policin në Berat, jepet masa e sigurisë për tre vëllezërit
Historia e plotë >




Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Politikanët dhe këshilltarët që iu "prenë kokat"/ Nga kontratat korrupti...
Historia e plotë >
I arrestuar dhe ndryshime në gjendjen civile/ KQZ nxjerr zbuluar kandida...
Historia e plotë >
BE do të dërgojë mbi 600,000 doza vaksinash Pzifer në Ballkanin Perëndimor

Lufta ndaj COVID/ Mjeku Tritan Kalo bën thirrjen e fortë: Njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë që...

Jeni vaksinuar me Pfizer? Mund të jetë e nevojshme të merrni një dozë të tretë
Zgjedhje 2021




