Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Edhe 31 ditë....”/ Basha mesazh të zhgënjyerve: Kemi gati planin për të ndryshuar jetën e shqiptarëve

"Edhe 31 ditë....”/ Basha mesazh të zhgënjyerve: Kemi

Kryetari i PD, Lulzim Basha iu drejtua simpatizantëve të PD në sheshin “Nënë Tereza”, i bindur se pas 31 ditësh vjen ndryshimi.

Basha tha se PD ka gati planin për të ndryshuar jetën e shqiptarëve.

"Mirmbrëma kandidatë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, aleatëve tanë, koalicionit tonë. Edhe 31 ditë për të nisur bashkë rrugën e zhvillimit, mirëqenies dhe integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane. Kemi marrë vendim për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar. Do mundësojmë që më të mirët, më të ndershmit, të drejtojnë fatet e vendit. Shqipëria ka sot nevojë për punë dhe ndryshim rrënjësor.  U bë më shumë se një vit që kemi nisur këtë rrugëtim. Puna jonë është një përkushtim dhe sakrificë për vendin. Po shkulim dhe çrënjosim nga damarët e tokës tonë, një kastë, një grusht. Ne po luftojmë kundër një grushti njerëzit që janë gati të bëjnë çdo gjë për të mbajtur karrigen e tyre. Unë e di se pas 8 vitesh zhgënjime dhe mashtrime, shumë kujt i ka humbur besimi. Por unë kam një pyetje, a është kjo ajo që meritojmë? A meritojmë varfërinë, papunësinë, largmin e të rinjve? Jo nuk ka gënjeshtër më të madhe se kjo. Ky vend meriton më shumë, shqiptarët meritojnë më shumë.", tha Basha.

Basha tha se më 25 prill popullit do t’i hiqet barra e një qeverie të korruptuar “dhe do të çlirojë oksigjen dhe pozitivitet për çdo shqiptar.”

Fjala e plotë

Përshëndetje ju motra dhe vëllezër që keni mbushur këtë shesh. Ju motra dhe vëllezër shqiptar kudo që ndodheni në këtë mbrëmje hyjnore të bashkimit tonë për ndryshim me të cilin do të fitojë Shqipëria dhe çdo shqiptar. Mirëmbrëma kandidatëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, aleatëve tanë të koalicioni, ekipit tonë të fitores dhe ndryshimit për çdo shqiptar. Edhe 31 ditë. Vetëm 31 ditë për të nisur së bashku rrugën e ndryshimit të Shqipërisë, rrugën e zhvillimit, të punësimit, të mirëqenies dhe të integrimit të saj në familjen tonë europiane. Jemi këtu të gjithë bashkë dhe jam mes jush sepse ju keni marrë një vendim shumë të rëndësishëm ti japim së bashku fund tranzicionit shqiptar dhe të hapim një faqe të re të historisë moderne dhe europiane të Shqipërisë. Të mundësojmë që më të mirët, më të ndershmit të drejtojnë fatet e vendit sepse familja jonë e madhe Shqipëria ka nevojë sot më shumë se kurrë për punë, nder dhe ndryshim rrënjësorë. Sepse ne sot më shumë se kurrë duhet të mbrojmë e të vendosim në vendin e duhur krenarinë tonë të kahershme kombëtare si shqiptarë, sepse duhet të ndalojmë një orë e më parë këtë varfërim dhe këtë zbrazje që po i ndodh so Shqipërisë, sepse nënat dhe motrat tona nuk duhet të kursen më nga dhimbja që shkakton braktisja e vatrave të familjes, që si pasojë sjell braktisjen e madhe që ka pllakosur sot mbarë vendin, sepse Shqipëria gjithmonë ka qenë kryelartë në shekujt e trazuar të historisë së vet. Dhe ne jemi sot këtu si përgjigje e thirrjes së saj për të ndalur dorën që zhvat pasuritë e kombit, dorën që vret shpresën e shqiptarëve dhe mendjen e errët që kërkon të mbjellë frikën dhe dyshimin në zemrat e bashkatdhetarëve tanë. U bënë më shumë se një vit që filluam këtë marshim, këtë rrugëtim për të ndryshuar vendin tonë. Është një rrugëtim i vështirë por të cilin ne e kryejmë me përgjegjësi dhe me një gëzim të brendshëm sepse ne jemi të vetëdijshëm se puna jonë është një përkushtim dhe sakrificë për vendin, për shqiptarët, për Shqipërinë, për kombin sepse po shkulim dhe çrrënjosim nga damarët e tokës tonë një kast, një grusht, një të keqe që ka vendosur të shterojë dhe të përvetësojë për interesat e veta të gjitha pasuritë dhe burimet që Zoti kaq bujarisht ia ka falur Shqipërisë. Dhe po luftojmë kundër një grushti njerëzish që janë gati të bëjnë gjithçka vetëm për të mbajtur karriget e tyre por në të vërtetë ata nuk na qeverisin por ju shërbejnë vetes dhe ortakëve të tyre që po rrëmbejnë përmes akteve grabitqare gjithçka që ky vend ka, pasuritë tuaj, pasuritë e kombit. Por vëllezër dhe motra ne po zhvillojmë edhe një betejë tjetër, një betejë brenda vetes. Unë e di se pas 8 vitesh zhgënjime, mashtrime shumëkujt i ka humbur besimi e shumëkush mendon se ky vend nuk ndryshon. Për të gjithë ata që kështu mendojnë unë kam një pyetje për ju. A është kjo ajo që ne meritojmë? A janë varfëria dhe kostoja e jetës që rritet çdo ditë e më shumë ajo që ne meritojmë? A është mungesa e vendeve të punës, papunësia dhe mjerimi ajo që meritojmë? A është largimi nga sytë këmbët i rinisë, i këtij populli të talentuar, ajo që meritojmë? A është ky fati i shkruar për secilin prej nesh? Jo, nuk ka gënjeshtër më të madhe se kjo. Ky vend meriton më shumë, shqiptarët meritojnë më shumë dhe prandaj ne jemi sot këtu para jush që tua bëjmë të qartë të gjithëve, ne shqiptarët meritojmë më shumë dhe mundemi të bëjmë më shumë dhe do të bëjmë më shumë/Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore