Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E turpshme në Lezhë/ Oficeri i policisë tentoi të përdhunonte të miturën, ajo del me forcë nga banesa dhe... (EMRI)

E turpshme në Lezhë/ Oficeri i policisë tentoi të

SHÇBA-ja ka ndaluar një 62-vjeçar, oficer policie në Lezhë, pasi në datë 29 prill 2021, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, në ngarkim të një punonjësi policie, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprën penale, “Ngacmim seksual”.

Ndalimi i 62-vjeçarit u krye pasi dyshohet se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se punonjësi i policisë Kol Kola ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim. Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale. Këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila u largua me forcë nga banesa.

Nisur nga kallzimi i të miturës dhe nga verifikimet paraprake  të Policisë Gjyqësore, që dokumentoi me prova shkencore rastin, si edhe duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se shtetasi K.K. ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”.

Hetimet vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90 dhe duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore