Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E "tradhtuan" kolegët, shpërthen Murrizi: Vemje pa pigment e pa moral, suflerët u blenë me lekë

E "tradhtuan" kolegët, shpërthen Murrizi: Vemje pa pigment e

6 deputetë të opozitës parlamentare kanë deklaruar votën pro reformës zgjedhore, duke plotësuar kuorumin për votimin e Kodit Zgjedhor në parlament.

Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të Mylsim Murrizit që e ka kushtëzuar votën me listat e hapura. Murrizi flet për pazare dhe vemje pa pigment dhe moral.

"Hajdutet e politikes shqiptare dhe spurdhjaket politik qe harxhojne parat e vjedhura per te gjetur suflere nga jashte per te ruajtur karriket e pushtetit nuk mund te mbajne peng 5 milion shqiptare. Koha kur nje Gjerman i jepte urdher Europes ka perenduar me date 9 maj 1945. Shqiperia dhe Shqiptaret nuk hyjne ne BE nga firma e asnje hajduti qe kane mbajtur Shqiperine jashte Europes prej 30 vitesh

Delirant qe mbajne ne xhep vula partish dhe ju duket vetja si parti politike nuk mund te hiqen si shpetimtare te vendit dhe si faktore qe fusin Shqiperine ne BE. Sado te perpiqen trastaxhinjt per te arritur numrin 84 me vemje pa pigment, pa kellqe dhe pa moral ne kundershtim me ate qe vete kane deklaruar prej 13 muajsh. Kurre nuk do ja arrijne dot. Shqiptaret duan lista te hapura dhe nuk mund ti ndalojne dot nje grusht individesh qe jane sot ne parlament por prej 25 vitesh kane kaniduar per drejtor

Deklaratat e soteme te 6 deputeteve legjitimon kthimin zyrtar te PD dhe LSI ne kuvend. Tashme “ kauza” e 20 shkurtit 2019 kur PD dhe LSI dogji mandatet, paska qene hakmarrje ndaj deputeteve qe ishin ne Kuvend deri ne ate kohe. I uroj suksese rikthimit te PD dhe LSI ne parlament, por duhet te rihapin tenderin per te gjetur edhe 1 Deputet tjeter qe te arrijne formimin e nje grupi parlamentar miks me emrin PISDAL", shkruan Murrizi.

Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Besnik Troplini, Suzana Topi, Gjetan Gjetani dhe Lefter Maliqi deklaruan sot votën e tyre pro konsensusit të arritur në Këshillin Politik.

PS ka 74 vota, 1 PSD, 3 PDIU dhe duke shtuar 6 të deputetëve të opozitës, bëhet shumica e nevojshme për të kaluar kështu kodin zgjedhor. Ndërkohë sot PS deklaroi se i qëndron marrëveshjes dhe se do ta kalojë më 23 korrik.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore