Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E spiunuan komshijtë për drogën/ Shqiptari hidhet nga dritarja për t'i shpëtuar policisë dhe ...

E spiunuan komshijtë për drogën/ Shqiptari hidhet nga dritarja

Një shqiptar ka rënë në pranga nga policia angleze pasi kultivonte 'mall' brenda një ferme në qytetin e Darwen.

Autoritetet tregojnë se aktiviteti kriminal u bë i ditur pasi banorët rreth fermës kishin njoftuar policinë.

Në momentin e aksionit të policisë, shqiptari u hodh nga dritarja e shtëpisë dhe u ndoq nga efektivët deri sa e arrestuan.

Oficeri i policisë u shpreh për mediat lokale se kjo fermë është pjesë e një grupi që merret me krim të organizuar pasi në banesë u gjetën pajisje me vlerë mijëra paund për të ndihmuar rritjen e 'mallit'.

Shqiptari do të dalë para gjykatës ditën e hënë, ku do të njihet me masën e sigurisë që do merret ndaj tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore