Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E shiti Berishën tek SHBA për të shpëtuar veten? Basha flet për “dosjen me të cilën e mban peng Rama”

E shiti Berishën tek SHBA për të shpëtuar veten? Basha flet

Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të Sali Berishës që mbahet peng nga Edi Rama. Sot në Open në Top Channel, ai foli për ‘dosjen Muzin’ me të cilën e sulmon Berisha.

“Kjo është sajesë, dhe është turp që është thënë kjo. Madje kam bërë gjithçka që ai dhe familja e tij mos të njollosen me këtë shpallje non-grata. Kjo është një tjetër pikë e ulët e tij që mua më vjen keq që arrit deri këtu.

S’kam thënë kurrë që të ketë një kongres anti-amerikan, se nuk e imagjinoj dot që PD të marrë një vendim kurs SHBA. Ky është një abuzim që nuk mund të bëhet.  Pse qekam unë peng i Ramës? ,” tha Basha.

Ka thënë për dosjen Muzin që ju e keni gënjyer për transfertë parash, dhe keni vepruar kundra ligjit...

Do ta ridikulizoj këtë sepse thotë një trillim total. 6 muaj më parë ka thënë diçka komplet tjetër. Akuza është që Rama më mban peng me këtë dosje, ndërkohë 2 vjet është mbajtur hetimi në Prokurori dhe ka rezultuar me 0 prova me akuzat e ngritura nga një gazetë e financuar nga kundërshtarët tanë politikë. 6 muaj më parë tha se kjo është një gënjeshtër e madhe dhe pas hetimeve dolën 0 prova kundër meje. Prandaj është trillim.

A ju ndalohet shkuarja në SHBA prej kësaj dosje?

Është një gënjeshtër, nuk është shkelur asnjë ligj, dhe nuk ka pasur asnjë transfertë të paligjshme nga PD dhe Lulzim Basha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore