Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të

Një sherr banal mes adoleshentëve për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi, teksa situata ka agravuar në përplasje me thikë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një 20-vjeçar i identifikuar si A. Beta ka goditur me mjet prerës shtetasin E. Tuce, 19-vjeç. Si pasojë e konfliktit, Tuçe ka mbetur i plagosur rëndë dhe tashmë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një qendër lojërash kompjuterike në rrugën “Bilal Golemi”, në zonën e Komunës së Parisit. Sakaq, falë reagimit të menjëhershëm, policia ka mundur të kap dhe shoqëroj në komisariatin Nr. 2 autorin e dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore