Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E RËNDË në Fier/ Nuk pranonte të largohej nga shtëpia, djali dhunon nënën

E RËNDË në Fier/ Nuk pranonte të largohej nga shtëpia,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një 46-vjeçar ka dhunuar nënën e tij.

46-vjeçari ka rënë në prangat e policisë, teksa mësohet se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij 69-vjeçare, pasi ajo nuk pranon të largohet nga shtëpia ku ata banojnë. Pësohet se uniformat blu disponojnë dhe një video që provon dhunën e ushtruar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. T., 46 vjeç, djali i shtetases M. T. (e cila shfaqet në video), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kësaj shtetaseje.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., 69 vjeçe, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi dyshohet se kjo shtetase, me vetëgjyqësi, nuk pranon të lirojë banesën në pronësi të djalit të saj, shtetasit V. T

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore