Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E RËNDË/ Kishte shkuar të mblidhte barishte në mal, vdes tragjikisht shqiptari në Greqi

E RËNDË/ Kishte shkuar të mblidhte barishte në mal, vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një emigrant shqiptar ka ndërruar jetë.

Mësohet se shqiptari ka vdekur në mal, ku  kishte shkuar të mblidhte barishte. Sipas informacioneve të mediave greke, 40-vjeçari, ende i paidentifikuar me emër, është shtypur nga një gur, pasi është rrëzuar në një humnerë prej 20 metrash.

 Bashkë me burrin fatkeq, në zonë kishin shkuar edhe dy të tjerë dhe kishin njoftuar shërbimet kompetente. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, kur papritur një shkëmb është shkëputur dhe ka rënë mbi shqiptarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe të tmerrshme.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore