Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E rëndë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, vdes në vend 14-vjeçari në Vaun e Dejës

E rëndë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, vdes në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vaun e Dejës, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën.

Policia ka njoftuar se në fshatin Barbullush, i mituri dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore